top of page

Incident i pazakontë, fëmijët gjejnë a*më në vendin e lojërave

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një armë zjarri është gjetur pranë qendrës së Sarandës, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës. Arma, një pistoletë e tipit “TT”, u zbulua nga tre fëmijë të mitur që po luanin në vendin e njohur si “15 katëshi”, në rrugën “Onhezmi”.


Sipas informacioneve paraprake, arma ishte e futur brenda një çante dore. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe sekuestruan armën si provë materiale.


Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e gjetjes së armës dhe për të identifikuar personat përgjegjës që e lanë atë në vendin publik.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page