Incident i rëndë në park. Vajza 13-vjeçare sulmohen dhe filmohen nga agresorët
- Korca Boom
- Nov 15, 2025
- 1 min read
Dy vajza 13-vjeçare u sulmuan mbrëmjen e së premtes në një park në zonën Evosmos të Selanikut nga gjashtë të mitur të tjerë, të moshës 13 dhe 14 vjeç, si edhe një person tjetër ende i paidentifikuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 dhe u filmua nga njëra prej vajzave.
Pas kallëzimit të viktimave, policia arrestoi gjashtë të miturit e dyshuar për rrahje dhe përfshirje në incident, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personit të shtatë. Prindërit e të miturve u shoqëruan gjithashtu në polici, pasi akuzohen për neglizhencë në mbikëqyrjen e fëmijëve.
Sipas autoriteteve, të miturit akuzohen për lëndim trupor, fyerje, vjedhje pasi një prej vajzave u grabit celulari si edhe për shkelje të ligjit mbi të dhënat personale, për shkak të regjistrimit të ngjarjes. Dy vajzat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor.
Të miturit e arrestuar po mbahen në paraburgim dhe do të paraqiten në prokurori ditën e nesërme.
"KORCA BOOM"



















