top of page

Investimet strategjike, miratohet lidhja e kontratës për pronën shtetërore në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 12, 2025
  • 1 min read

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Investment and Development Albania”, sh.p.k si qiramarrës për truallin në pronësi shtetërore me vendndodhje në bashkinë Korçë.


Trualli është pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike.


Vendimi ngarkon Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe shoqërinë “Investment and Development Albania”, sh.p.k., për zbatim.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./ Ora News


“KORÇA BOOM”



bottom of page