top of page

Irani konfirmon vd*kjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

  • 10 hours ago
  • 1 min read

Media shtetërore iraniane ka raportuar se udhëheqësi suprem i vendit, Ajatollah Khamenei, është vrarë.


Kjo vjen pasi Donald Trump njoftoi më herët gjatë mbrëmjes në rrjetin e tij Truth Social për vdekjen e Khameneit.


Sipas mediave shtetërore, në Iran do të mbahen 40 ditë zie publike pas vrasjes së tij, e cila dyshohet se ndodhi në zyrën e tij në orët e para të së shtunës.


Të paktën katër ndërtesa në kompleksin e udhëheqësit suprem në qendër të Teheranit u goditën dje, si pjesë e sulmeve të gjera amerikano-izraelite në Iran.


Vetëm disa orë më parë, një burim i medias shtetërore iraniane, i afërt me zyrën e Khameneit, kishte deklaruar: “Mund t’ju them me besim se lideri i revolucionit është i palëkundur dhe i vendosur në drejtimin e situatës.”/ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page