top of page

Ish-sulmuesi i Skënderbeut "i pandalshëm" në Turqi me Rizesporin

  • 11 hours ago
  • 1 min read

Një ndeshje fantastike dhe me shumë drithërima ka rezultuar ajo mes Rizesporit dhe Besiktasit, e vlefshme për javën e fundit të Superligës turke, e cila u mbyll në barazimin 2-2.


Fillimisht ishte sulmuesi Ali Sowe, ish-i i Skënderbeut që shënoi dopietën e golave në minutat e 18-të dhe 31-të të pjesës së parë, duke i dhënë avantazhin të tijëve në këtë fraksion loje. Joa Silva në të 55-tën minutë ngushtoi shifrat, përpara se Cerny të kthente plotësisht ekuilibrat në minutën e 62-të.


Në minutat e fundit të shtesës, u duk se Dervisoglu do të sillte 3 pikët në shtëpi, por aksioni i golit u rishikua sërish duke u anulluar si përfundim për pozicion të parregullt.


Një pikë që më shumë i shërben Besiktasit për kualifikimin në zonën europiane, duke shkuar në kuotën e 60 pikëve, ndërsa Rizespor mbetet në vendin e 8-të me 41 pikë.


Kujtojmë se në këtë përballje ishin nga minuta e parë dhe mesfushorët e Kombëtares, Qazim Laçi dhe Kristjan Asllanin. Laçi qëndroi përgjatë 90 minutave në këtë duel, ndërsa Asllani vetëm 84, duke u zëvendësuar prag mbylljes së takimit.


Rizespor - Besiktas 2-2

Shënues: Sowe 18', 31'/ Jota Silva 58', Cerny 62'

“KORÇA BOOM”


bottom of page