Ja situata në Korçë nga reshjet e dëborës/ Njoftimi i fundit i Bashkisë!
- Korca Boom
- 16 hours ago
- 1 min read
Situata nga reshjet e dëborës
Në kuadër të situatës së krijuar nga reshjet e dëborës, mjetet fadroma dhe punëtorët kanë qenë gjatë gjithë natës në terren dhe kanë vijuar punën që herët në mëngjes, për garantimin e qarkullimit normal dhe sigurisë së banorëve.
Që në orët e para të mëngjesit është bërë pastrimi i oborreve në kopshte dhe shkolla, si dhe heqja e akullit nga ambientet përreth, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Në qytet dhe në Njësitë Administrative nuk ka problematika. Ndërkohë, në fshatrat malore fadromat vijojnë punën për pastrimin dhe hapjen e rrugëve.
Situata është në monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përkatëse.
“KORÇA BOOM”



















