top of page

JAVA e 13-të të premte dhe të shtunë/ Ja axhenda e kësaj jave, ditët dhe oraret kur luhen ndeshjet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Pas ndeshjeve të javës së 12-të dhe pas shkëputjes së madhe të Skënderbeut në krye të renditjes së kategorisë së parë, tashmë ekipet kanë filluar të mendojnë për javën e 13-të e thënë ndryshe, java e dytë e fazës së dytë, që vjen herët.


Të premte dhe të shtunë, pra më 28 dhe 29 nëntor ditët festive, luhet futboll dhe do të jetë kategoria e parë që këtë herë do të zbresë në dy ditë. Të premte luhen dy takime dhe 4 ndeshjet e tjera luhen të shtunë.


Të premte më 28 nëntor java do të hapet me ndeshjen Besa-Korabi e cila luhet me 13:00 dhe më pas në orën 15:30 vjen radha e Skënderbeut. Bardhekuqtë presin Lushnjën këtë të premte në stadiumin “Skënderbeu” dhe sigurisht që edhe në këtë ndeshje do të kërkojnë fitoren për të vijuar “vrapin” drejt superligës.


Më pas, ditën e shtunë më 29 nëntor luhen edhe 4 ndeshjet e tjera, ku bie në sy dueli, Pogradeci-Iliria, por edhe ndeshjet e tjera. E veçanta është se të gjitha ndeshjet e ditës së dytë startojnë në të njëjtën orë, ora 13:30.


Më poshtë sjellim dhe ndeshjet e kësaj jave, me oraret ditët tashmë të zyrtarizuara nga FSHF:

 

Java 13


28.11.2025

E PREMTE

Ora 13:00 Besa – Korabi

Ora 15:30 Skënderbeu – Lushnja


29.11.2025

E SHTUNË

Ora 13:30 Pogradeci – Iliria

Ora 13:30 Luftëtari – Apolonia

Ora 13:30 Kukësi – Burreli

Ora 13:30 Kastrioti – Laçi

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page