top of page

JAVA E 31 vjen shpejt/ Ja kur luhen të gjitha ndeshjet e radhës në kategorinë e parë. Skënderbeu pret Kastriotin!

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Java e 31-të do të rikthehet të dielën e ardhshme. Në bazë të kalendarit tashmë zyrtar të gjitha takimet e javës së 31-të do të luhen të dielën e 19 prillit dhe të gjitha do të startojnë në orën 15:00.


Kjo javë do të jetë edhe vendimtarja për ngjitjen në supelrigë, pasi Skënderbeu mund ta sigurojë matematikisht qysh këtë javë ngjitjen në superligë, pasi dy skuadrat që e ndjekin nga pas do të përballne me njëra-tjerën.


E gjithë vëmendja në javën e 31-të do të jenë në Laç, ku kurbinasit e vendit të dytë do të presin Pogradecin e vendit të tretë. Nëse liqenorët mposhten ose barazojnë dhe Skënderbeu fiton këtë javë, atëherë matematikisht bardhekuqtë do të sigurojnë superligën.


Skënderbeu nga ana e vet do të presë të dielën e 19 prillit Kastriotin, një ndeshje ku bardhekuqtë do të kërkojnë vetëm fitoren për të mbyllur njëherë e mirë ngjitjen në superligë.


Edhe përballjet e tjera të javës së 31-të janë të rëndësishme për “play-off”-in apo për zbritjen nga kategoria, ndërkohë që më poshtë sjellim tabelën e kësaj jave, kur kanë mbetur edhe 270 minuta nga vërshëllima e fundit e këtij sezoni.

 

Java 31

19 PRILL (E DIEL)


ORA 15:00 Skënderbeu-Kastrioti

ORA 15:00 Laçi-Pogradeci

ORA 15:00 Apolonia-Besa

ORA 15:00 Lushnja-Iliria

ORA 15:00 Luftëtari-Burreli

ORA 15:00 Kukësi-Korabi

“KORÇA BOOM”


bottom of page