top of page

“Jemi shumë të lumtur...”, mesazhi emocionues i Marko Ramos pas martesës

  • Jun 10
  • 1 min read

Pasi mbylli sezonin futbollistik me fanellën e Skënderbeut, Marko Ramos është rikthyer në Brazil, ku ka përjetuar një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij personale.


Futbollisti brazilian ka kurorëzuar dashurinë në martesë, duke i dhënë fund beqarisë dhe duke nisur një kapitull të ri së bashku me partneren e tij. Në rrjetet sociale, Ramos ka ndarë disa foto nga ceremonia, të shoqëruara me një mesazh emocionues:

"Jemi shumë të lumtur që po ndajmë me ty këtë kapitull të ri të jetës sonë. ❤️💍"


Urimet për çiftin e sapomartuar nuk kanë munguar nga familjarët, miqtë, bashkëlojtarët dhe tifozët, të cilët i kanë uruar lumturi, dashuri dhe një jetë të gjatë e të bekuar së bashku.

Edhe redaksia jonë i uron Marko Ramos dhe bashkëshortes së tij shumë lumturi, shëndet dhe suksese në këtë rrugëtim të ri që sapo kanë nisur.

“KORÇA BOOM”


bottom of page