top of page

Julian Vila dhe Elisa Myrtollari do të përfaqësojnë Shqipërinë në Edicionin Veror të Lojërave Botërore Universitare FISU 2025!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 8, 2025
  • 2 min read

Julian Vila dhe Elisa Myrtollari janë dy studentët që do të përfaqësojnë Universitetin “Fan S. Noli” dhe Shqipërinë në Edicionin Veror të Lojërave Botërore Universitare FISU 2025, i cili këtë vit do të zhvillohet në Rhine-Ruhr të Gjermanisë, nga data 16-27 korrik 2025.


Të shoqëruar nga trajneria e tyre, pedagogia, doc. Mariela Burda studentët morën përgëzimet dhe urimet më të mira edhe nga rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi.

Elisa dhe Juliani do të garojnë në 100 m atletikë mes 8500 studentëve nga rreth 150 vende të botës, në këtë ngjarje të madhe sportive që përmbledh 18 sporte.


Ky aktivitet zhvillohet çdo dy vjet në një qytet të ndryshëm. Kjo festë e sportit dhe kulturës universitare botërore bën bashkë mijëra studentë-sportistë për të garuar, duke e bërë atë një nga ngjarjet më të mëdha dhe më prestigjioze shumë-sportëshe në botë.


Nën moton e FISU-së “Përsosmëri në Mendje dhe në Trup”, edicioni veror i Lojërave Botërore Universitare përfshin aspekte edukative, kulturore dhe inkurajon studentët-sportistë nga e gjithë bota të ndërthurin performancën e lartë sportive me përpjekjet e tyre intelektuale.


Elisa Myrtollari dhe Julian Vila të dy studentë të Universittei “Fan S. Noli” që krahas arritjeve të jashtëzakonshme sportive punojnë me përkushtim edhe për arsimimin dhe zhvillimi n e tyre profesional.


Arritjet e Elisa Myrtollarit janë të jashtëzakonshme:

Kampionia Kombëtare në garat e 100 metrave dhe 60 metrave për të rritur për pesë vite radhazi (2019, 2021, 2022, 2023, 2024).

Rekord Kombëtar për të Rinjtë në 100m (Rezultat: 12.28) për moshat U18 dhe U20.

Rekord Kombëtar për të Reja në 60m (Rezultat: 7.87) në kategorinë U20.

**Rekord U18 në garën e 200m (Rezultat: 25.22).


Edhe arritjet e Julian Vilës janë mbresëlënëse dhe pasqyrojnë talentin e tij të jashtëzakonshëm në disiplinat e shpejtësisë:

100m: 10.93 sekonda

200m: 22.14 sekonda

400m: 50.08 sekonda


Këto janë rezultate të jashtëzakonshme që tregojnë përkushtim dhe aftësi për të garuar në nivele ndërkombëtare. Pjesëmarrja e tyre në Lojërat Universitare Botërore 2025 është një mundësi për të dëshmuar se mund të konkurojnë në nivele globale dhe të tregojnë se Shqipëria ka talente të shkëlqyera në atletikë.


Ky aktivitet i njohur edhe si Universiada, është i dyta për nga madhësia pas Lojërave Olimpike. Në të marrin pjesë mijëra studentë-sportistë nga universitetet më të mira të botës, duke u bërë një skenë globale për talentet e rinj.


Presim me padurim datën 16 korrik, kur në Rhine-Ruhr të Gjermanisë, një zonë me traditë të fortë sportive dhe infrastruktura modern, do të mbahet Ceremonia Zyrtare në të cilën Elisa dhe Juliani do të valëvitin flamurin shqiptar dhe flamurin e Universitetit “Fan S. Noli”.

Krenarë për Elisën dhe Julianin! U urojmë shumë suksese në këtë sfidë të madhe!


“KORÇA BOOM”


bottom of page