top of page

Kakavija dhe Janina, pika të nxehta: tre shqiptarë të shpallur në kërkim arrestohen

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Policia greke ka vënë në pranga tre shtetas shqiptarë të kërkuar nga autoritetet greke dhe zvicerane për vepra të ndryshme penale. Arrestimet janë kryer në dy operacione të ndara në Kakavijë dhe në qytetin e Janinës.


Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, oficerët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave, në bashkëpunim me policinë e Pogonit, arrestuan dy shtetas shqiptarë kundër të cilëve ishin lëshuar urdhra dënimi nga gjykatat greke.


Sipas njoftimit të policisë, njëri prej tyre ishte dënuar nga Gjykata Tre-Anëtarëshe e Apelit për Krime të Maqedonisë Perëndimore me 1 vit burg, ndërsa tjetri nga Gjykata Një-Anëtarëshe e Kundërvajtjeve të Follorinës me një gjobë prej 1500 eurosh, për shkelje të legjislacionit për të huajt.


Ndërkohë, në Janinë, oficerët e policisë së Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve arrestuan një tjetër shtetas shqiptar, ndaj të cilit rezultoi se ishte në fuqi një urdhër arresti evropian i lëshuar nga autoritetet e Zvicrës. Ai akuzohet për shkelje të ligjeve mbi drogën, vepra që sipas ligjit zviceran parashikojnë dënim deri në 20 vjet burgim.


I arrestuari u shoqërua në prokurorinë kompetente, ndërsa pritet që procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Zvicrës të vijojnë në ditët në vijim.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page