top of page

Kaos total në Greqi, qytetarët dhe autoritetet përballë njëri-tjetrit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 24 hours ago
  • 1 min read

Pamje të rënda vijnë nga ishulli i Kretës, ku protesta e fermerëve grekë ka përshkallëzuar dhunën ditët e fundit. Turma të mëdha protestuesish janë përplasur me forcat policore pranë aeroporteve të Hanias dhe Iraklios, duke shkaktuar një valë tensioni që po trondit ishullin prej javësh.


Në Hania, tensionet u rritën kur fermerët thyen kordonin policor, përmbysën një automjet të policisë dhe detyruan njësitë speciale të tërhiqen, pavarësisht përdorimit të gazit lotsjellës. Ngjarje të ngjashme u regjistruan edhe në Iraklion, ku dhjetëra protestues arritën të depërtojnë deri në pistën e aeroportit, duke detyruar mbylljen e tij të përkohshme.


Autoritetet lokale kanë paralajmëruar se situata mund të eskalojë më tej, ndërsa fermerët kërkojnë ndërhyrje urgjente për çështjet ekonomike dhe bujqësore që kanë nxitur valën e protestave.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page