top of page

Kapet duke kaluar kafshë drejt Greqisë. 67-vjeçari nën hetim për kontrabandë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 14, 2025
  • 1 min read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin N. M., 67 vjeç, banues në fshatin Vidohovë.


Ky shtetas dyshohet se ka kryer veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera", pasi u kap duke kaluar në mënyrë të paligjshme dy kafshë në territorin e Greqisë.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page