top of page

Karburantet më të lira këtë javë: Ja çmimet e reja për gazoil dhe benzinë

  • Mar 26
  • 1 min read

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të enjte uljen e çmimeve të karburanteve në vend, duke reflektuar lëvizjet e fundit në bursën ndërkombëtare Platts të Mesdheut.


Sipas njoftimit zyrtar, në tregjet ndërkombëtare është shënuar një rënie e çmimit të benzinës me 3.35 dollarë për ton dhe e gazoilit me 7.1 dollarë për ton krahasuar me datën 25 mars.


Si pasojë, Bordi ka përcaktuar çmimet e reja tavan për tregun vendas:


Çmimi me pakicë i gazoilit (standardi SSH EN 590) nuk duhet të kalojë 203 lekë për litër, ndërsa me shumicë 191 lekë për litër.


Çmimi me pakicë i benzinës nuk duhet të kalojë 175 lekë për litër, ndërsa me shumicë 163 lekë për litër.


Vendimi hyri në fuqi sot, më 26 mars, në orën 18:30 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Autoritetet bëjnë me dije se Bordi i Transparencës nuk përcakton çmimin e naftës bruto, por vetëm çmimet e nënprodukteve si gazoili, benzina dhe gazi i lëngshëm, bazuar në lëvizjet e bursës së Mesdheut dhe kursin e këmbimit të dollarit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page