top of page

Kategoria e Parë/ Ky është formacioni & trajneri më i mirë i javës së 16-të

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 16, 2025
  • 1 min read

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 16-të në Kategorinë e Parë sipas skemës 1-4-3-3.


Si portier i javës është përzgjedhur ai i ekipit të Korabit, Jurgen Mehidri.


Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Arlind Kurti (Laçi), Alessandro Kacbufi (Kastrioti), Serxhio Xhika (Korabi) dhe Vangjel Zguro (Pogradeci)


Në vijën e mesfushës rreshtohen tre lojtarët: Donald Mëllugja (Burreli), Rodrigo Migone (Besa), Diarrassouba (Iliria).


Sakaq, në vijën ofensive qëndrojnë tre sulmuesit, Nyanguila (Luftëtari), Pius (Pogradeci) dhe Olsi Myrta (Laçi).


Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur ai i Laçit, Naci Sensoy.

“KORÇA BOOM”


bottom of page