Kategoria e Parë në kaos: FSHF në presion për shkak të trukimeve dhe dhunës!
- Apr 6
- 1 min read
Fenomeni i trukimit të ndeshjeve, i njohur prej vitesh në futbollin shqiptar, duket se ka gjetur një ambient më të favorshëm në Superiore, sidomos falë skemës me 10 ekipe. Por në Kategorinë e Parë situata është jashtë kontrollit.
Brenda Federatës Shqiptare të Futbollit janë në vështirësi, pasi në muajt e fundit raportimet për manipulime kanë qenë të shumta. Tregu ndërkombëtar i basteve ka vënë re çdo lëvizje, duke identifikuar qartazi klube kryesore dhe disa të mesme që kanë lënë ndeshjet e tyre të hapura, duke ndikuar në kuotat e basteve deri në nivele të çuditshme.
Vite më parë, Komisionet e FSHF-së kishin dënuar Terbunin dhe Bylisin për trukim, me pezullime lojtarësh, por sot duket se askush nuk guxon të marrë masa drastike.
Transmetimi i ndeshjeve të Kategorisë së Parë në Fifa+ ka nxjerrë në pah jo vetëm manipulimet, por edhe episodet e dhunës, që çuan deri në mosluajtjen e ndeshjes Iliria-Skënderbeu disa muaj më parë.
Situata tregon qartë se Kategoria e Parë po përballet me një krizë të thellë besueshmërie dhe transparence, ndërkohë që FSHF duhet të reagojë para se fenomeni të arrijë përmasa edhe më shqetësuese.
“KORÇA BOOM”
















