KATEGORIA E PARË/ Skënderbeu ngec përballë Korabit. Pogradeci barazon në “frymën e fundit” në Fier, Laçi merr pikë të “arta”. (REZULTATET)
- Korca Boom
- 11 hours ago
- 1 min read
Kanë përfunduar katër ndeshjet e sotme të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë. Në 4 duelet e sotme pati surpriza, teksa u shënua një total prej 8 golash.
Pogradeci barazoi në transfertë përballë Apolonisë, në një duel spektakolar. Sfida ishte 2-1 për fierakët deri në minutat e fundit, por kapiteni Vangjel Zguro shënoi për t’i siguruar të tijëve 1 pikë të vlefshme.
Në krahun tjetër, Skënderbeu ngeci përballë Korabit në transfertë, duke barazuar 0-0. Në ndeshjet e tjera, Lushnja u mposht në shtëpi 0-1 nga Laçi, ndërsa ekipi i Kastriotit fitoi në shtëpi përballë Kukësit.
Kështu, korçarët mbeten ende në vendin e parë me 48 pikë, 3 më shumë se Laçi i vendit të dytë. Ndërkohë që Pogradeci vazhdon të jetë pretendent kryesor, duke mbajtur vendin e 3-të me 40 pikë.
JAVA 21
7 shkurt 2026 (SOT)
Apolonia-Pogradeci 2-2
Kastrioti-Kukësi 2-1
Korabi-Skënderbeu 0-0
Lushnja-Laçi 0-1
8 shkurt 2026 (NESËR)
Ora 13:30 Besa-Luftëtari
Ora 13:30 Burreli-Iliria
“KORÇA BOOM”



















