Katër ndeshje, pak gola dhe emocione në javën e 11-të të Kategorisë së Parë
- Korca Boom
- 6 hours ago
- 1 min read
Katër ndeshje dhe pak gola në javën e 11-të të Kategorisë së Parë
Në Kategorinë e Parë janë zhvilluar katër ndeshje të javës së 11-të, me pak gola, por me fitore të rëndësishme për disa skuadra që luftojnë në krye të renditjes. Ndërkohë, dje ishte Burreli që mposhti Pogradecin, duke mbyllur raundin e kësaj jave.
Në sfidën më të rëndësishme, Besa dhe Laçi ndanë pikët, pasi ndeshja u mbyll pa gola, 0–0, në një përballje të fortë, por pa efikasitet përpara portës.
Kastrioti, Korabi dhe Lushnja arritën të marrin fitore minimale, por me vlerë të madhe.Skuadra krutane triumfoi me rezultatin 3–1 ndaj Luftëtarit, në një ndeshje që e dominoi plotësisht. Golat për Kastriotin u shënuan nga Idris (27'), Hoxha (41') dhe Kapllani (50'), ndërsa gjirokastritët ngushtuan diferencën me një autogol të Kacbufit (75’).
Në Peshkopi, Korabi fitoi me rezultatin minimal 1–0 ndaj Kukësit, falë golit të Markut në minutën e 16-të, ndërsa Lushnja e trajnerit Bicaj triumfoi në minutat e fundit ndaj Ilirisë, me një gol të Kaçanollit (90’).
Java 11
(TË PREMTE) 07.11.2025
Burreli-Pogradeci 2-0
(SOT) 08.11.2025
Besa – Laçi 0-0
Kastrioti – AF Luftëtari 3-1
Korabi – Kukësi 1-0
Lushnja – Iliria 1-0
(NESËR) 09.11.2025
Ora 14:00 Apolonia – Skënderbeu
"KORCA BOOM"



















