top of page

Konfirmohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, fëmija i pavaksinuar vjen nga Anglia

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 26, 2025
  • 1 min read

Rasti i parë me fruth në Shqipëri është konfirmuar tek një fëmijë i pavaksinuar, i cili ka ardhur së fundmi nga Anglia. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet shëndetësore, të cilat sqarojnë se fëmija ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve në shërbimin e pediatrisë infektive.


Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), menjëherë pas konfirmimit të rastit është kryer hetimi epidemiologjik për të identifikuar kontaktet e mundshme dhe për të parandaluar përhapjen e virusit. Deri më tani, nuk janë konstatuar raste të tjera të infektuara.


Ekspertët e shëndetit publik theksojnë se fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse, e cila mund të sjellë komplikacione serioze, veçanërisht tek fëmijët e pavaksinuar. Në këtë kuadër, mjekët dhe specialistët e ISHP bëjnë thirrje të forta për vaksinimin e fëmijëve, duke e cilësuar atë si mënyrën më efektive për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.


Autoritetet shëndetësore po monitorojnë situatën dhe apelojnë për vigjilencë, sidomos në këtë periudhë me fluks të shtuar udhëtarësh, ndërsa u bëjnë thirrje prindërve të respektojnë kalendarin e vaksinimit për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe komunitetit.

"KORCA BOOM"


bottom of page