Konflikti i çuditshëm në ambientet e spitalit, mjeku përfshihet në grindje fizike
- 3 hours ago
- 1 min read
Një konflikt në ambientet e Spitalit të Lushnjës ka përfunduar me arrestimin e një punonjësi, pas një përleshjeje fizike me mjekun D. Sh.
Sipas policisë, shtetasi A. A., 54 vjeç, oksigjenist në spital dhe banues në Lushnjë, është konfliktuar me mjekun 31-vjeçar D. Sh., për shkak të dyshimeve se ky i fundit thërriste gruan e tij, infermiere në të njëjtin spital, në orare të ndryshme pune. Fillimisht konflikti ka qenë verbal, por më pas ka degjeneruar në përleshje fizike.
Efektivët e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar A. A., i cili dyshohet se ka vepruar për motive të dobëta. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lushnjës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë sqaron:“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin A. A., 54 vjeç, punonjës oksigjenist në spitalin e Lushnjës, pasi është konfliktuar në ambientet e spitalit me shtetasin D. Sh., 31 vjeç, mjek, për motive të dobëta.”
"KORCA BOOM"



















