Konflikti mes tre personave nga Porodina dhe Korça, dy të plagosur
- Korca Boom
- Dec 14, 2025
- 1 min read
Tre persona, S. M., 54 vjeç, G. M., 19 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, dhe K. O., 30 vjeç, banues në Korçë, janë përfshirë në një konflikt fizik në lagjen nr. 17 të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe ka sjellë dëmtime fizike. Si pasojë, janë lënduar S. M. dhe K. O., të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital janë larguar për në banesat e tyre.
Autoritetet po hetojnë për rrethanat e konfliktit dhe për përcaktimin e përgjegjësive.
"KORCA BOOM"



















