top of page

Konsultime për zhvillimin e një programi të ri Master në Universitetin e Korçës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 14
  • 1 min read

Universiteti "Fan S. Noli" është duke ndjekur një proces transformimi për t’u përafruar më shumë me zhvillimet rajonale dhe kërkesat e tregut të punës. Në këtë kuadër, në qytetin e Pogradecit u zhvillua një takim konsultativ me aktorë lokalë dhe rajonalë.


Qëllimi i konsultimeve ishte mbështetja e çeljes së një programi të ri Master Shkencor në fushat e bujqësisë, turizmit dhe gjeografisë. Në takim morën pjesë përfaqësues nga departamentet përkatëse të universitetit, si dhe përfaqësues nga institucione publike, biznesi dhe grupe interesi, të cilët kontribuuan me ide dhe sugjerime për hartimin e programit të ri studimor.



“KORÇA BOOM”


ree

bottom of page