top of page

Kontrabanda në Kapshticë, kapet shoferi me pajisje të paligjshme, doganieri në qendër të hetimeve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 23, 2025
  • 1 min read

Në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin me drejtues shtetasin N. J.. Gjatë kontrollit në automjet, u gjetën pajisje të ndryshme hidrosanitare dhe elektrike, me vlerë rreth 2000 euro, të cilat dyshohet se ky shtetas i kishte futur në Shqipëri pa kryer procedurat e zhdoganimit.


Në vijim të veprimeve për këtë rast:


  • U arrestua në flagrancë shtetasi N. J., 53 vjeç, banues në Greqi, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.


  • U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj shtetasit N. B., 64 vjeç, doganier në PKK Kapshticë, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet për zhdoganimin e këtyre mallrave.


Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

"KORÇA BOOM"


bottom of page