Kontrolle për dr*gë dhe armëmbajtje në KORÇË/ Arrestohet një person me doza kok*ine e a*më të ftohta
- 41 minutes ago
- 1 min read
Operacion antidrogë në Korçë, deri tani policia ka arrestuar një person
Një operacion antidrogë po zhvillohet mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku janë kryer kontrolle në disa banesa dhe automjete. Aksioni drejtohet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe sipas informacioneve të deritanishme, synon persona të dyshuar për shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Raportohet për një person të arrestuar. Gjatë veprimeve ndaj tij, efektivët kanë kontrolluar automjetin që përdorte dhe më pas banesën. Në këto kontrolle policia ka gjetur disa doza kokainë.
Krahas drogës, policia ka sekuestruar edhe një shumë parash, armë të ftohta dhe fishekë.
Nuk është bërë publik as identiteti i personit të arrestuar.
Këto të dhëna pritet të saktësohen pas përfundimit të operacionit dhe njoftimit zyrtar të policisë.
Policia po ushtron kontrolle në disa banesa të tjera në Korçë, ndërsa hetimet janë përqendruar edhe te persona të tjerë që dyshohet se mund të jenë përfshirë në të njëjtën veprimtari.
Priten informacione të detajuara në përfundim të operacionit.
“KORÇA BOOM”
















