Korçë/ Certifikatë Karriere për Inspektorët Fazlli Mersinllari dhe Lulëzim Gjiriti
- Korca Boom
- 6 hours ago
- 1 min read
DVP Korçë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, u akordoi Certifikatën e Karrierës, dy punonjësve të policisë së Komisariatit Korçë:
• Inspektor Fazlli Mersinllari, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Korçë.
• Inspektor Lulëzim Gjiriti, me detyrë ndihmës specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Korçë.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë u zhvillua ceremonia e dorëzimit të certifikatave, me rastin e daljes në pension të dy efektivëve.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Islor Islami në emër të Drejtorit të Përgjithshëm dhe kolegëve, vlerësoi kontributin e z. Mersinllari dhe z. Gjiriti, të cilët kanë një karrierë mbi 35-vite në radhët e Policisë së Shtetit dhe, falë përkushtimit, korrektësisë dhe profesionalizmit, kanë arritur rezultate të larta në punë.
Punonjësit e Policisë falënderuan Drejtorin e Përgjithshëm për certifikatat e akorduara, si shenjë respekti dhe vlerësimi për punën e tyre ndër vite.
“KORÇA BOOM”





















