top of page

Korçë/ Fshati Plasë shpopullohet - Të moshuarit banorët e vetëm të zonës

13 hours ago
1 min read

Fshati Plasë po përballet me një fenomen gjithnjë e më shqetësues, atë të shpopullimit. Banorët e mbetur janë kryesisht të moshuar, të cilët në shumë raste mbështeten nga fëmijët e tyre për nevojat e përditshme.


Ndërkohë, numri i fëmijëve është gjithnjë e më i vogël, ndërsa të rinjtë po largohen në kërkim të një jete më të mirë. Mungesa e vendeve të punës dhe e mundësive për të ndërtuar një të ardhme në vendlindje janë ndër arsyet kryesore që i detyrojnë ata të emigrojnë.


Banorët e lidhin këtë situatë edhe me mungesën e politikave mbështetëse nga qeveria, e cila, sipas tyre, nuk ka krijuar mundësi të mjaftueshme punësimi për të rinjtë.


Një realitet që po zbraz fshatin nga brezat e rinj dhe po lë pas të moshuarit, ndërsa e ardhmja e komunitetit mbetet gjithnjë e më e pasigurt./ © SYRI.net

“KORÇA BOOM”


bottom of page