top of page

Korçë/ Zhvillohen dy takime fetare në kuadër të ciklit “Frytet e Besimit”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës u zhvilluan dy takime fetare në kuadër të ciklit “Frytet e Besimit”: pas namazit të akshamit në Xhaminë e Mirahorit dhe pas jacisë në Xhaminë e Re. Të dy aktivitetet mblodhën besimtarë të shumtë në një atmosferë të ngrohtë shpirtërore dhe reflektuese.


Programet u hapën nga Myftiu i Korçës, z. Ledian Cikalleshi, i cili theksoi rëndësinë e organizimit të mbrëmjeve të tilla fetare, si dhe vlerën e madhe që ka bashkimi i besimtarëve për të diskutuar çështje të besimit dhe për të forcuar ndjenjën e komunitetit.


Në vijim, Drejtori i Thirrjes dhe Mesazhit Islam në KMSH, z. Erjol Haxhiu, foli mbi rëndësinë e vëllazërisë dhe ndryshimit për mirë në jetën e një besimtari. Ai ndaloi edhe tek sfidat me të cilat përballet myslimani në shoqërinë moderne, duke sjellë këshilla praktike mbi mënyrën se si duhet t’u përgjigjemi këtyre sfidave me maturi, qartësi dhe qëndrim të drejtë.


Drejtori i Marrëdhënieve me Besimtarët në KMSH, z. Shpëtim Seranaj, ndau disa mesazhe mbi rëndësinë e marrjes së dijes fetare nga persona kompetentë dhe të fushës. Ai theksoi nevojën që komuniteti të jetë i kujdesshëm dhe mbështetës ndaj të rinjve që frekuentojnë xhaminë, duke promovuar frymën e kujdesit, përfshirjes dhe ruajtjes së njëri-tjetrit.


Ndërsa imami z. Kliton Malaj trajtoi temën e sjelljes së mirë në të gjitha aspektet e jetës, duke nënvizuar rëndësinë e fjalës së butë dhe të sjelljes së urtë si pasqyrë e moralit të një besimtari.


Dy mbrëmjet “Frytet e Besimit” në Korçë u mbyllën në një atmosferë vëllazërore, duke ofruar për besimtarët momente të vlefshme reflektimi, mësimi dhe afrimi me njëri-tjetrin dhe me vlera të besimit.

“KORÇA BOOM”

ree
ree
ree

bottom of page