top of page

Korçë/ Ceremoni Lamtumire për Priftin Kristaq Viso, merr pjesë edhe kryepeshkop Joani

  • Jun 3, 2025
  • 1 min read

Këtë të martë u zhvillua ceremonia mortore për priftin e ndjerë Kristaq Viso, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.


Në këtë ceremoni mori pjesë Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Imzot Joan Pelushi, i cili udhëhoqi shërbesën e rastit, duke sjellë me vete një ndjenjë të thellë respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprën e priftit Kristaq.


Ceremonia u zhvillua në praninë e besimtarëve, miqve, kolegëve klerikë dhe përfaqësuesve të autoriteteve lokale.


Ai ishte një figurë e dashur dhe e nderuar për komunitetin ortodoks të zonës, ku për vite të tëra kishte shërbyer me përkushtim, përulësi dhe dashuri ndaj njerëzve.


Pas përfundimit të shërbesës, trupi i priftit Kristaq Viso u përcoll me nderime në vendin e fundit të prehjes, në oborrin anësor të kishës në fshatin Çiflig të Korçës.


Kristaq Viso u rrëzua aksidentalisht nga çatia e Kishës Shën Triadha rreth 2 javë më parë./ Oranews




“KORÇA BOOM”



bottom of page