Korçë, policia ndalon dy të rinj me precedent penal për veprime kriminale
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
I riu 28-vjeçar V.I akuzohet për vjedhje të kryer më shumë se një herë dhe ka precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës.
Gjithashtu, 29-vjeçari A.Z është arrestuar për përvetësim të parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose aktivitet kriminal. ai ka qenë më parë i dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Policia po vijon punën për dokumentimin e vjedhjeve të tjera ku mund të jenë implikuar të dy personat. Materialet procedurale janë referuar prokurorisë së korçës për veprime të mëtejshme ligjore.
"KORCA BOOM"



















