top of page

Korçë/ Shkolla, kopshte e çerdhe gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2025!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 21, 2025
  • 1 min read

Shkolla, kopshte e çerdhe gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2025!


Këtë verë kemi punuar pa pushim për të siguruar që fëmijët tanë të gjejnë ambientet e shkollave, kopshteve dhe çerdheve të rregullta, të sigurta dhe të rehatshme.

Punimet përfshijnë:


Lyerje dhe riparime të klasave dhe ambienteve të jashtme.


Përmirësime infrastrukturore që bëjnë ambientin më të sigurt dhe të pastër për mësim dhe lojë.


Në disa shkolla dhe kopshte janë kryer edhe punime më të thelluara, si rikonstruksione të çative dhe përmirësime të sistemit të ujit dhe kanalizimeve.


Prioriteti ynë kryesor është që çdo fëmijë të ndjejë siguri dhe rehati në vendin ku mëson dhe rritet.  Bashkëpunimi i komunitetit dhe prindërve është thelbësor për të arritur këtë qëllim.


Le të fillojmë këtë vit shkollor me energji dhe entuziazëm!

“KORÇA BOOM”


bottom of page