top of page

Kreu i Urgjencës me apel publik: Mjekët të dalin në mbrojtje të qytetarëve

Jul 30
1 min read

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Dr. Skënder Brataj, u ka bërë thirrje mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësisë që të jenë më aktivë në rrjetet sociale për të luftuar dezinformimin dhe këshillat e rrezikshme që qarkullojnë në internet.


Sipas Bratajt, rrjetet sociale janë kthyer në një burim të rëndësishëm informacioni për qytetarët, por njëkohësisht po përdoren edhe nga persona pa formimin e duhur, të cilët përhapin mite dhe informacione të pavërteta për shëndetin.


Ai thekson se mjekët nuk duhet të jenë aktivë për famë apo përfitime personale, por për të ndarë informacione të sakta, të bazuara në prova shkencore, dhe për të ndihmuar qytetarët të orientohen drejt burimeve të besueshme.


Brataj pranon se ekspozimi në rrjetet sociale shoqërohet me kritika dhe sulme, por nënvizon se heshtja nuk është zgjidhje. Sipas tij, sa më shumë profesionistë të japin informacion të saktë, aq më pak hapësirë do të ketë për dezinformimin dhe pseudoshkencën.

“KORÇA BOOM”


bottom of page