top of page

Krim brenda familjes në Greqi, vëllai dyshohet se ka vrarë me gërshërë 47-vjeçarin në banesë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin e Nea Peramos mëngjesin e së hënës, ku një 47-vjeçar humbi jetën si pasojë e plagëve të marra me një mjet të mprehtë, që dyshohet të ketë qenë një palë gërshërë.


Në banesë ndodhej edhe vëllai i viktimës, 44 vjeç, i cili u gjet i plagosur dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit. Ai po hetohet si i dyshuar kryesor për ngjarjen.


Sipas autoriteteve, alarmi u dha nga një tjetër vëlla i familjes, 48 vjeç, i cili njoftoi policinë pasi gjeti dy vëllezërit në gjendje të rënduar.


Dyshohet se ngjarja është pasojë e një konflikti të ashpër mes dy vëllezërve, ndërsa shkaqet e debatit mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet e plota për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të incidentit./ NOA

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page