top of page

Krimi makabër në familjen shqiptare në Greqi/ Zbardhet dëshmia e vajzës së çiftit: Babi ishte xheloz! Mami e dëboi nga shtëpia

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 22, 2025
  • 1 min read

Mediat greke kanë publikuar edhe momentin kur një nga vajzat e viktimës mbërrin në vendngjarje dhe sheh pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku jeton familja shqiptare.


GREQI- Detje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen makabre të 36-vjeçares shqiptare në Greqi. Njëra nga vajzat është shprehur për mediat se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. Vajza gjithashtu është shprehur 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.


Sakaq, mediat greke kanë publikuar edhe momentin kur një nga vajzat e viktimës mbërrin në vendngjarje dhe sheh pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku jeton familja shqiptare.


“Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.


Pas sherrin në banesë me bashkeshortin, 36-vjeçarja vrapoi për tu arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja, por ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri.


Pastaj ai e shtyu gruan në deren prej xhami dhe duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, ai iku me vrap në Rrugën Gladstonos, ndërsa policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar.


Gruaja 36-vjeçare pësoi lëndime fatale në qafë dhe shpinë.  Sipas informacioneve nga protothema.gr, autori i krimit ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor./ dosja

“KORÇA BOOM”


bottom of page