Kryebashkiaku i Kosturit, Giannis Korentsidis, viziton bashkinë e Korçës
- Korca Boom
- May 29
- 1 min read
Kryebashkiaku Sotiraq Filo, shkruan:
"Me kënaqësi pritëm në bashki kryebashkiakun e Kosturit, Giannis Korentsidis.
Diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit në kulturë, art, sport dhe turizëm, si dhe për projekte të përbashkëta që mund të mbështeten nga fondet e BE-së.
Korça dhe Kosturi kanë një histori të hershme bashkëpunimi dhe jemi të vendosur ta çojmë këtë marrëdhënie edhe më tej me projekte konkrete në të mirë të qytetarëve tanë."
“KORÇA BOOM”


