Kryebashkiaku Sotiraq Filo, takim në Kozan (Greqi), me Prefektin e Rajonit të Maqedonisë Perëndimore
- Korca Boom
- 12 hours ago
- 1 min read
Kozan, Greqi
Zhvilluam një takim pune me Prefektin e Rajonit të Maqedonisë Perëndimore, në funksion të forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar.
Gjatë këtij takimi diskutuam mbi zhvillimin e turizmit ndërkufitar, projektet e financuara nga Bashkimi Europian, si dhe rolin e kulturës, arsimit dhe infrastrukturës në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe turistik të rajonit.
Një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një partneriteti të qëndrueshëm në dobi të komuniteteve tona.
“KORÇA BOOM”



















