top of page

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot

  • Nov 29, 2025
  • 1 min read

Vendi ynë do të ndikohet ditën e sotme nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.


Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu të dobëta, lokale dhe afatshkurtra kryesisht në jug të territorit.


Era me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 17m/sek.


Deti- Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page