Kujdes shoferë! Kuvendi miraton rregulla të reja dhe ndëshkime më të ashpra
- 2 days ago
- 1 min read
Kuvendi i Shqipëri ka miratuar me 84 vota paketën e re të ndryshimeve në Kodin Rrugor, një reformë që synon rritjen e sigurisë në rrugë dhe ashpërsimin e ndëshkimeve për drejtuesit që shkelin rregullat.
Ndryshimet, të propozuara nga Erion Braçe dhe Ulsi Manja, sjellin masa të reja për shoferët e rinj, ndëshkime më të forta për drejtimin nën efektin e alkoolit dhe penalitete më të rënda për përdorimin e celularit gjatë drejtimit.
Një nga risitë kryesore të ligjit është heqja e përhershme e patentës për drejtuesit që kapen përsëritës duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit. Sipas ndryshimeve të miratuara, nëse një shofer konstatohet me mbi 0.5 gram alkool për litër gjak dhe është ndëshkuar më parë për të njëjtën shkelje, në rast përsëritjeje do t’i hiqet përgjithmonë leja e drejtimit.
Ligji vendos gjithashtu një regjim prove për shoferët e rinj gjatë dy viteve të para pas pajisjes me patentë.
Për këtë kategori parashikohen:
tolerancë zero ndaj alkoolit
kufizim shpejtësie deri në 90 km/h në autostrada
kufizim deri në 80 km/h jashtë qendrave të banuara
ndalim qarkullimi nga ora 24:00 deri në 06:00 pa një shoqërues me patentë prej të paktën tre vitesh
Sipas hartuesve të paketës, këto masa synojnë uljen e aksidenteve dhe rritjen e ndërgjegjësimit për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
“KORÇA BOOM”
















