Kur nuk shënon, e pëson/ Devolli shpëton nga kapiteni Pere
- 12 hours ago
- 1 min read
Eagle Football - Devolli 1-1
Shënues: Hiso 55' / Pere 86'
Devolli ka marrë një barazim me mjaft vlera në një ndeshje transfertë përballë Eagle Futboll, në një takim ku mund të thuhet se devollinjtë lanë më shumë sesa morën.
Skuadra e Devollit krijoi raste të shumta gjatë gjithë ndeshjes, por mungesa e konkretizimit u penalizua në minutën e 55-të, kur Hisso kaloi vendasit në avantazh. Megjithatë, reagimi i miqve ishte i menjëhershëm dhe loja u zhvendos pothuajse totalisht në gjysmëfushën kundërshtare.
Goli i barazimit erdhi nga kapiteni Pere, i cili shfrytëzoi një goditje me kokë për të rikthyer ekuilibrat dhe për t’i dhënë skuadrës së tij një pikë të merituar.
Pas këtij rezultati, Devolli ngjitet në kuotën e 18 pikëve, vetëm tre pikë larg zonës së play-off-it, duke mbajtur të gjalla shpresat për objektivat e sezonit.
Tashmë, vëmendja është përqendruar te ndeshja e radhës, ku Devolli do të luajë në fushën e vet përballë Tomori. Ky takim konsiderohet një mundësi e artë për devollinjtë, të cilët do të synojnë maksimalin për t’iu afruar edhe më shumë zonës së synuar.
“KORÇA BOOM”
















