Kur urgjenca e dërgoi në vetë-matje, përvoja e frikshme e G-Banit
- 59 minutes ago
- 1 min read
Artisti shqiptar G-Bani ka reaguar publikisht pas një eksperiencë të pakëndshme me shërbimin urgjent shëndetësor, duke ndarë me ndjekësit një episod që, sipas tij, përbën neglizhencë.
Sipas deklaratës së tij, ngjarja ka ndodhur të premten, më 13 shkurt, rreth orës 15:07, kur ai pretendon se ka telefonuar urgjencën për të kërkuar ndihmë mjekësore në banesë. Ai shprehet se kërkesa për dërgimin e ambulancës i është refuzuar nga një mjeke, të cilën e identifikon si “Mjekja 65”.
G-Bani rrëfen se gjatë telefonatës është udhëzuar që të masë vetë parametrat shëndetësorë, por thekson se nuk dispononte pajisjet e nevojshme dhe as nuk ishte në gjendje fizike për ta bërë këtë. Sipas tij, është paralajmëruar se mbajtja e aparatit për matjen e tensionit ishte e detyrueshme.
Duke konsideruar situatën si mungesë ndihme në një moment kritik, artisti ka ndërprerë komunikimin dhe ka kontaktuar menaxherin e tij, i cili e ka transportuar privatisht drejt urgjencës së spitalit. Ai shpreh shqetësim të thellë për faktin që, sipas tij, iu mohua ndihma urgjente në një moment kur kishte realisht nevojë për asistencë mjekësore.
"KORCA BOOM"
















