Nga 140 lekë në 97 lekë, analiza e rënies së euro-s
top of page

Nga 140 lekë në 97 lekë, analiza e rënies së euro-s

  • 9 minutes ago
  • 1 min read

Nga viti 2015 e deri më 2025, euro ka humbur rreth 30% të vlerës së saj në raport me lekun, ndërsa në këtë ecuri kanë ndikuar ndjeshëm remitancat dhe flukset turistike.


Një analizë e bërë nga qendra ALTAX për periudhën 2015–2025 tregon se marrëdhënia midis lekut dhe faktorëve makroekonomikë nuk ka qenë e njëtrajtshme në kohë dhe as simetrike në intensitet.


Në fillim të kësaj periudhe, 1 euro këmbehej me 140 lekë, ndërsa në dhjetor 2025 vlerësohej 97 lekë, ose 43 lekë më pak.


Sipas analizës, kursi i këmbimit nuk ka reaguar njësoj në të gjitha situatat ekonomike, por ka shfaqur sjellje të ndryshme në varësi të fazës së ciklit ekonomik, nivelit të presionit në treg dhe strukturës së flukseve valutore.


Në këtë kuptim, lëvizjet e lekut nuk mund të interpretohen si rezultat i një mekanizmi të thjeshtë monetar, por si produkt i një strukture ekonomike të karakterizuar nga asimetri, euroizim, sezonalitet i theksuar dhe ndërhyrje selektive institucionale.

"KORCA BOOM"


bottom of page