Tronditje / E moshuara humb jetën në kanal
- 2 minutes ago
- 1 min read
Një grua 86-vjeçare është gjetur e pajetë në Lushnje, një ditë pasi kishte dalë nga banesa e saj. Sipas informacionit nga policia, e moshuara është gjetur nga familjarët pa shenja jete në një kanal në fshatin Eskaj.
Hetimet paraprake dyshojnë se shtetasja është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë në kanal, duke humbur jetën nga mbytja.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme hetimore.
"KORCA BOOM"
















