top of page

“Kush e ka parë?”/ Familja e vajzës 13-vjeçare kërkon ndihmë urgjente

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Familjarët e një vajze 13-vjeçare nga zona e Gramsh kanë ngritur shqetësimin për zhdukjen e saj dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj.


Bëhet fjalë për Amelja Mesiti. Sipas deklarimeve të familjarëve, ajo është larguar nga banesa më datë 2 të këtij muaji, rreth orës 10:00 të mëngjesit, dhe që prej asaj kohe nuk është kthyer më në shtëpi, duke mos pasur asnjë kontakt apo informacion mbi vendndodhjen e saj.


Familja bën me dije se rasti është denoncuar pranë strukturave të Policia e Shtetit në Gramsh, ndërsa deri më tani nuk ka zhvillime që të çojnë në gjetjen e saj.


Ata apelojnë për ndihmë nga qytetarët dhe këdo që mund të ketë parë vajzën ose të ketë informacion mbi lëvizjet e saj pas ditës së zhdukjes, duke kërkuar bashkëpunim për çdo detaj që mund të jetë i vlefshëm për hetimet.

“KORÇA BOOM”


bottom of page