top of page

Zjarri përfshin Karaburunin, tymi i dendur mbulon bregdetin

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të shtunë në zonën e Karaburunit, duke shkaktuar përhapje të tymit të dendur përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe duke u bërë e dukshme edhe nga deti.


Sipas pamjeve të siguruara nga qytetarët, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në shpatet e zonës. Tym i dendur është përhapur në një hapësirë të gjerë, duke tërhequr vëmendjen e pushuesve dhe banorëve të zonës.


Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar lidhur me përmasat e sipërfaqes së përfshirë nga zjarri, si dhe mbi ndërhyrjen e strukturave të emergjencës.


Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme në orët në vijim mbi situatën dhe masat e marra për vënien nën kontroll të flakëve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page