"Dorëheqje"/ Qindra shqiptarë të Diasporës mbërrijnë në Shqipëri, protestojnë sot kundër Ramës
- 8 hours ago
- 1 min read
Disa qindra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Europës i janë përgjigjur pozitisht thirrjes nga protesta qytetare, për tu bashkuar pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku prej 20 ditësh kërkohet dorëheqja e Edi Ramës si Kryeministër.
Pamfleti ka siguruar pamjet e mbërritjes së disa qindra shqiptarëve që kanë kaluar kufirin dhe ndodhen në Shkodër, teksa në orën 19:00 do të jenë pjesë e protestës mbarëkombëtare të thirrur në Tiranë.
“Dorëheqje, dorëheqje” është thirrja e shqiptarëve të diapsorës, që prej pothuajse dy javësh kanë organizuar në pothuajse të gjitha qytetet ku ka komunitete shqiptarësh, protestat kundër Edi Ramës.
Nga raportimet mësohet se shumë shqiptarë kanë udhëtuar nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Greqia, Belgjika, për t’iu bashkuar protestuesve në sheshin Skënderbej dhe më pas për të marshuar drejt godinës së Kryeministrisë.
Pritet që protesta e pasdites së sotme të jetë një uragan sa i takon pjesëmarrjes, por jo vetëm, edhe entuziazmit dhe koreografisë që do të shfaqet./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
















