Kush është i dyshuari për vr*sjen në Qafë Gjashtë, çfarë zbuloi policia
- 10 hours ago
- 1 min read
Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur Qafë Gjashtë, në lokalin në pronësi të shtetasit R. I., gjatë një konflikti për motive që do të zbardhen gjatë hetimit mes disa personash, ku fillimisht përplasja ka nisur me sende të forta dhe më pas është përshkallëzuar me përdorimin e armëve të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi R. I., 66 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, Sarandë.
Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar.
Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi L. T. ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. I. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















