Shtyhet për në qershor përballja gjyqësore mes Erion Veliajt dhe Ols Dados
- 1 hour ago
- 1 min read
Gjykata Administrative e Apelit ka shtyrë për në 19 qershor seancën gjyqësore që lidhet me padinë e kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj, ndaj prokurorit Ols Dado.
Shtyrja e procesit erdhi pas kërkesës së Veliajt për më shumë kohë, me qëllim njohjen me argumentet e paraqitura nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në lidhje me çështjen.
Padia e depozituar nga Veliaj synon shpalljen e pavlefshme të emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008. Çështja pritet të rikthehet në shqyrtim në seancën e caktuar për muajin qershor.
“KORÇA BOOM”
















