top of page

Këngëtari merr a*mën dhe qëllon në ajër në dasmë, policia nis hetimet

  • Aug 9
  • 1 min read

Këngëtari i njohur, Labinot Rexha, është përfshirë në një rast që po hetohet nga autoritetet, pas dyshimeve për përdorim të armës së zjarrit gjatë një dasme në komunën e Klinës.


Sipas raportimit të Sinjalit, Policia e Kosovës ka siguruar një video, e cila është pranuar më 5 gusht dhe në të cilën shihet një person duke shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Pas analizimit të pamjeve, hetuesit kanë nisur procedurat për zbardhjen e rastit.


Bazuar në të njëjtin raportim, dyshohet se gjatë performancës muzikore Labinot Rexha ka marrë një pistoletë dhe ka shtënë katër herë në ajër.


Hetuesit kanë kontaktuar këngëtarin, i cili ka bërë të ditur se do të paraqitet në Polici për t'u intervistuar. Ndërkohë, organizatori i dasmës ka deklaruar se arma nuk ishte në pronësi të këngëtarit, por i përkiste një mysafiri.


Me autorizim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar procedurë për veprat penale që lidhen me mbajtjen ose posedimin e paautorizuar të armës, si dhe përdorimin e armës.


Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet pritet të ndërmarrin hapat e mëtejshëm pas përfundimit të intervistimeve.


Labinot Rexha, si çdo person tjetër i përfshirë në procedurë penale, gëzon prezumimin e pafajësisë derisa të merret një vendim i formës së prerë nga gjykata./MAPO

“KORÇA BOOM”


bottom of page