Kërcënoi punonjësen me th*ikë dhe g*rabiti marketin
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Një grabitje ka ndodhur në zonën e Yzberishtit, ku një person ka arritur të marrë një shumë parash nga Eco Market, duke kërcënuar punonjësen e kasës me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, shuma e marrë nga autori dyshohet të jetë rreth 10 mijë lekë të reja, por kjo do të verifikohet gjatë hetimeve.
Pas marrjes së parave, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, punonjësja e marketit ka pësuar dëmtime të lehta në dorë dhe është dërguar në spital për mjekim. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
"KORCA BOOM"



















