Lajm i keq për studentat dhe…Rrebeshe shiu dhe fortunë, meteorologia bën parashikimin e motit për javën
Meteorologia Tanja Porja ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim, duke paralajmëruar shtim të vranësirave dhe rikthim të reshjeve të shiut në disa zona të vendit. Pas një dite me diell dhe temperatura të ngrohta, moti pritet të bëhet më i paqëndrueshëm, me rrebeshe afatshkurtra që do të përfshijnë kryesisht veriun dhe zonat qendrore gjatë së mërkurës dhe të enjtes. Reshje më të pakta parashikohen në jug, ndërsa dita e premte do të sjellë vetëm momente të shkurtra me shi, kryesisht në orët e para të mëngjesit.
Sa i përket temperaturave, Porja bëri të ditur se gjatë ditës së nesërme pritet një rritje e ndjeshme e vlerave termike, me maksimumet që do të arrijnë deri në 27 gradë Celsius në rang territori, pavarësisht vranësirave dhe reshjeve. Megjithatë, kjo ngrohtësi nuk do të zgjasë, pasi nga mesi i së premtes dhe gjatë fundjavës temperaturat do t’u rikthehen vlerave tipike të vjeshtës.
“Sot diell dhe ngrohtë. Shtohen vranësirat në pjesën e dytë të ditës dhe akoma më shumë gjatë orëve të natës dhe ditën e nesërme. Gjatë ditës së mërkurë, por edhe të enjten, do të kemi prezencë të rrebesheve afatshkurtra në territor. Do t’i kemi kryesisht gjatë ditës së mërkurë në veri dhe në zonën qendrore.
Më të pakta në zonat jugore. E njëjta situatë për ditën e enjte, kryesisht në veri, ndërsa ditën e premte, vetëm në orët e para të saj, momente të shkurtra kryesisht në orët e para të ditës, me rreshje krejt të pakta. E shtuna vjen pa rreshje. Ndërkohë, të dielën sërish në pjesën e dytë të së dielës presim vranësira dhe me rreshje, por këtë herë në zonat jugore dhe në qendër”, tha meteorologia Tanja Porja për “Dita Jonë”, në A2CNN.
“KORÇA BOOM”
















