top of page

Lajm i rëndë, 40-vjeçari gjendet pa shenja jete, dyshimet e para të hetuesve

17 hours ago
1 min read

Updated: 6 hours ago

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.


Kanë qenë fqinjët ata që kanë zbuluar trupin e pajetë të burrit dhe kanë njoftuar autoritetet.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 40-vjeçari është vetëvarur, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende për t'u sqaruar.


Sipas informacioneve paraprake, ai jetonte i vetëm dhe mësohet se po përballej me vështirësi ekonomike. Megjithatë, këto të dhëna nuk janë konfirmuar ende si shkak i ngjarjes.


Trupi i pajetë është transportuar në morg, ku do t'i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.


Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page